Aktivitete
You are here:

Seminare

Instituti ynë ofron seminare rreth Terapise Konjitive Biheviorale për studentë, praktikantë e psikologë që dëshirojnë të njihen dhe të zhvillojne më tej njohuritë e tyre në këtë qasje terapeutike.

Trajnime

a. Trajnime për studentët
Studentët e degëve të Psikologjisë (psikologë klinikë, këshillimi, shkollorë, organizacionale dhe jo vetëm), janë të mirëpritur në Institutin tonë për tu bërë pjesë e trajnimeve formuese, ku diskutohen parimet, teknikat dhe metodologjia e psikoterapisë për studentët që aspirojnë të bëhen psikoterapistë të ardhshëm.

b. Trajnime për profesionistë
Trajnimet tona i japin mundësi profesionistëve të fushës që të pasurojnë dijet e tyre dhe të pajisen me njohuri te reja rreth Terapisë Konjitive Biheviorale dhe qasjeve të fundit të kësaj fushe.

Kërkim Shkencor

Instituti ynë e vlerëson kërkimin shkencor si një burim të rëndësishëm informacioni dhe metodologjitë e tij si metoda të domosdoshme për analizën e qasjeve psikologjike dhe gjetjen e rezultateve sa më efikase në trajtimin e çrregullimeve të shëndetit mendor. Instituti merr pjesë në kërkime shkencore brenda dhe jashtë vendit për të kontribuar në fushën e psikoterapisë në mënyrë sa më cilësore.

Projekte

Ekipi ynë është i angazhuar në hartimin dhe zbatimin e projekteve që kanë në fokus shëndetin mendor. Ne synojmë që nëpërmjet këtyre projekteve, të përmirësojmë jetën e individeve të prekur nga një çrregullim i shëndetit mendor, të zhvillojmë procese ndërgjegjësuese dhe informuese dhe të kontribuojmë në avancimin e shkencës së psikologjisë në vend.