Çfarë është CBT
You are here:
Çfarë është Terapia Konjitive Biheviorale (CBT)

CBT është e fokusuar në mënyrën se si mendimet, besimet dhe qëndrimet tuaja ndikojnë në ndjenja dhe sjellje, si dhe ajo mëson aftësi për t’u përballur me probleme të ndryshme. Kjo metodë bazohet në idenë që mënyra se si ne mendojmë për situata ndikon mënyrën se si ne ndihemi dhe sillemi. CBT synon të lehtësojë shqetësimet psikologjike, duke ndihmuar klientët të zhvillojnë mendime dhe sjellje të përshtatshme.

Modelet e të menduarit negativisht fillojnë që nga fëmijëria e më pas. Me kohën ju filloni të besoni këto supozime, derisa ato fillojnë e bëhen automatike dhe ndikojnë se si ju  ndiheni në punë, shkollë dhe në përgjithësi në jetë. Në qoftë se këto interpretime negative të situatave nuk sfidohen, ato shndërrohen në një cikël të vazhdueshëm të të menduarit, ndjerit dhe sjelljes.

ICBT - 12