Personaliteti është një mënyrë e të menduarit, ndjerit dhe sjelljes që e bën personin ndryshe nga njerëzit e tjerë. Personaliteti i një individi është i ndikuar nga përvojat, mjedisi (rrethanat, situatat e jetës) dhe karakteristikat e trashëguara. Personaliteti i një personi në mënyrë tipike qëndron i njëjtë me kalimin e kohës. Një crregullim personaliteti është një mënyrë e të menduarit, ndjerit dhe sjelljes që devijon nga pritshmëritë e kulturës së individit, shkakton shqetësim dhe probleme në funksionalitetin e përditshëm, dhe zgjat me kalimin e kohës. Crregullimet e personalitetit ekzistojnë kur vecoritë e të menduarit, perceptuarit, reagurit dhe lidhurit bëhen aq të theksuara, rixhide, dhe të keqpërshtatura sa që dëmtojnë punën dhe të funksionuarit ndërpersonal.
Ka 10 tipe specifike të crregullimeve të personalitetit. Crregullimet e personaliteti janë modele afat-gjatë të sjelljes dhe përvojave të brendshme që dallojnë dukshëm nga cfarë pritet. Modeli i të përjetuarit dhe sjelljes fillon nga adoleshenca e vonë ose mosha madhore e hershme dhe shkakton shqetësim dhe probleme në mënyrën se si individi funksionon në jetën e përditshme. Pa trajtim, crregullimet e personalitetit mund të jene afat-gjata. Crregullimet e personalitetit prekin të paktën dy nga këto fusha:
- Mënyra e të menduarit për veten dhe të tjerët
- Mënyra e të përgjigjurit emocionalisht
- Mënyra e të perceptuarit lidhjet me të tjerët
- Mënyra e të kontrolluarit te sjelljes e vetvetes
Tipet e Crregullimeve të Personalitetit:
Crregullimi i Personalitetit Antisocial: një model i mospërfilljes ose shkeljes së të drejtave të të tjerëve. Një person me crregullim të personalitetit antisocial mund të mos pajtohet dhe përshtatet me normat shoqërore, mund të gënjejë apo mashtrojë të tjerët vazhdimisht, ose mund të veprojë impulsivisht.
Crregullimi i Personalitetit Shmangës: një model i turpit esktrem, ndjenja të pamjaftueshmërisë dhe sensitivitet ekstrem ndaj kriticizmit. Njerëzit me crregullim të personalitetit shmangës mund të mos duan të përfshihen me njerëz përvec nëse janë të sigurt që do pëlqehen nga ata, të jenë të preokupuar me të qenit i kritikuar apo refuzuar, ose mund ta shohin veten si jo të mirë mjaftueshëm ose të paaftë shoqërisht.
Crregullimi i Personalitetit Borderline: një model i jostabilitetit në marrëdhënie personale, emocione te fuqishme, imazh i dobët për veten dhe impulsivitet. Një person me crregullim të personalitetit borderline mund të shkojë në masa të mëdha për të shmangur të qenit i braktisur, të ketë përpjekje të përsëritura për vetëvrasje, të shfaqë zemërim te fuqishem e të papërshtatshëm ose të ketë ndjenja të vazhdueshme të zbrazëtisë.
Crregullimi i Personalitetit të Varur: një model i të pasurit nevojë që të tjerët të kujdesen për ty dhe sjellje ngjitëse dhe nënshtruese. Njerëzit me crregullim të personalitetit të varur mund të kenë vështirësi të marrin vendime të përditshme pa u risiguruar nga të tjerët ose mund të ndihen jo-rehat dhe të pashpresë kur janë vetëm nga frika e paaftësisë për tu kujdesur për veten.
Crregullimi i Personalitetit Histrionik: një model i emocionit të tepërt dhe sjellje për të kërkuar vëmendje. Njerëzit me crregullim të personalitetit histrionik mund të jene jot e qete nëse nuk janë qendra e vëmendjes, mund të përdorin pamjen fizike për të terhequr vëmendje ndaj vetes ose të kenë emocion të ekzagjeruar apo që ndryshon shpejt.
Crregullimi i Personalitetit Narcisist: një model i nevojës për admirim dhe mungesë empatie për të tjerët. Një person me crregullim të personalitetit narcisist mund të ketë një sens madheshtor të vetë-rëndësisë, një sens të te ndierit sikur të tjerët i detyrohen, mund të shfrytëzojë të tjerët dhe të ketë mungesë te theksuar empatie.
Crregullimi i Personalitetit Obsesiv-kompulsiv: një model i preokupimit me rendin, perfeksionin dhe kontrollin. Një person me crregullim të personalitetit obsesiv-kompulsiv mund të jetë tepër i fokusuar në detaje dhe orare, mund të punojë së tepërmi pa lejuar kohë për pushim apo shoqëri, ose mund të jetë jofleksibël në moralitetin dhe vlerat e tij. (Ky NUK është njësoj si Crregullimi Obsesiv Kompulsiv.)
Crregullimi i Personalitetit Paranojak: një model i të qenit dyshues ndaj të tjerëve dhe të parit ata si të ligë apo inatci. Njerëzit me crregullim të personalitetit paranojak shpesh supozojnë që njerëzit do ju bëjnë keq apo do i mashtrojnë dhe nuk hapen apo afrohen me të tjerët nga mosbesimi.
Crregullimi i Personalitetit Skizoid.: të qenit i shkëputur nga lidhjet sociale dhe të shprehurit pak emocion. Një person me crregullim të personalitetit skizoid në mënyrë tipike nuk kërkon lidhje të afërta, zgjedh të jetë vetëm dhe duket sikur nuk do t’ja di për levdatat apo kritikat nga të tjerët.
Crregullimi i Personalitetit Skizotipal: një model i të qenit jo-rehat në lidhje të afërta, të pasurit të menduar të shtrembëruar dhe sjellje eksentrike. Një person me crregullim të personalitetit skizotipal mund të ketë besime të pazakonta, sjellje ose të folur të pazakontë apo të cuditshëm ose mund të ketë ankth social të tepërt.
Diagnoza e një crregullimi të personalitetit kërkon një profesionist të shëndetit mendor që ka experience ne modele afat-gjatë të funksionuarit dhe simptomave. Diagnoza në mënyrë tipike bëhet vetëm në individë të moshës 18 vjecare e sipër, sepse personaliteti i njerëzve nën atë moshë është akoma duke u zhvilluar. Disa njerëz me crregulime personaliteti mund të mos njohin që ka një problem. Gjithashtu, njerëzit mund të kenë më shumë se një crregullim personaliteti.
Trajtimi
Tipe të caktuara të psikoterapisë janë efektive për të trajtuar crregullimet e personalitetit. Gjatë psikoterapisë, individi mund të përfitojë dituri për crregullimin dhe cfarë është duke kontribuuar në simptoma, dhe mund të flasë për mendimet, ndjenjat e sjelljet. Psikoterapia mund të ndihmojë një person të kuptojë efektet e sjelljes së tyre tek të tjerët dhe të mësojë të menaxhojë ose përballet me simptoma dhe të zvogëlojë sjellje që shkaktojnë probleme në fuknsionim dhe marrëdhënie. Ky lloj trajtimi do të varet në crregullimin specifik të përsonalitetit, sa i rëndë është dhe rrethanat e individit.
Llojat e zakonshme të psikoterapisë përfshijnë:
- Terapia konjitive biheviorale
- Psikanaliza/terapia psikodinamike
- Terapia dialektike biheviorale
- Terapia e grupit
- Psikoedukimi (të mësuarit individin dhe anëtarët e familjës për crregullimin, trajtimin dhe mënyra të përballjes)
Nuk ka medikamente specifikisht për të trajtuar crregullimet e personalitetit. Megjithatë, medikamentet, si antidepresantët, medikamentet anti-ankth apo medikamentet për stabilizimin e humori, mund të jenë ndihmëse për të trajtuar disa simptoma. Simptomat më të rënda apo afat-gjata mund të kërkojnë një qasje ekipi që përfshin nje ekip multidisiplinar (doktor, psikiatër, psikolog, punonjës social dhe anëtarët e familjes).
Përvec të marrit pjesë aktivisht në planin e trajtimit, disa strategji përballuese për vetëkujdesin mund të jenë ndihmëse për njerëzit me crregullime të personalitetit.
- Mëso për gjendjen. Dituria dhe të kuptuarit mund të fuqizojë dhe motivojë.
- Ji aktiv. Aktiviteti fizik dhe ushtrimet mund të ndihmojnë për të menaxhuar shumë simptoma, si depresioni, stresi dhe ankthi.
- Shmang drogërat dhe alkoolin. Alkooli dhe drogërat ilegale mund të përkeqësojnë simptomat dhe të ndërveprojnë me medikamente.
- Merr kujdes mjekësor rutinor. Mos neglizho kontrollet nga doktori.
- Shkruaj në një ditar për të shprehur emocionet.
- Provo teknika të relaksimit dhe menaxhimit të stresit si yoga dhe meditimi.
- Qëndro i lidhur me familjen dhe miqtë; shmang të qenit i izoluar.
- Anëtarët e familjës mund të jenë të rëndësishëm në shërimin e një individi dhe mund të punojnë me profesionistin që ofron kujdesin në mënyrat me efektive për të ndihmuar dhe mbështetur. Por, të pasurit një anëtar familje me crregullim personaliteti mund gjithashtu të jetë shqetësuese dhe stresuese. Anëtarët e familjes mund të përfitojnë nga të folurit me një ofrues të kujdesit për shëndetin mendor që mund të ofrojë ndihmë për t’u përballur me vështirësitë.
Burimi: American Psychiatric Association