Terapia “online” është procesi i ofrimit të kujdesit mendor nga një distancë përmes teknologjisë, shpesh duke përdorur video -telefonata. Psikoterapia nepërmjet videove direkte përfshin ofrimin e një sërë shërbimesh si vlerësime psikologjike, terapi (terapi individuale, terapi në grup, terapi familjare) dhe edukim të pacientëve nëpërmjet trajnimeve informuese.
Tele-terapia konsiston në një ndërveprim të drejtpërdrejtë midis një psikoterapisti/psikologu dhe pacientit. Ajo gjithashtu përfshin profesionistë të tjerë që mbështesin ofruesit e shërbimit nëpërmjet konsultës dhe supervizimit gjatë ofrimit të kujdesit të shëndetit mendor, kur është e nevojshme. Psikoterapia ofrohet në një komunikim të drejtëpërdrejtë, interaktiv mes psikologut dhe klientit, por mund të përfshijë gjithashtu regjistrimin e informacionit (imazhe, video, etj.) dhe dërgimin e tij për shqyrtim nga profesionistët e fushës.
Studime të shumta te realizuara kohët e fundit dëshmojnë se terapia CBT në formatin online është efikase si për fëmijë ashtu dhe të rritur. Terapia online krahasohet me terapinë në person për trajtimin po aq efikas të ankthit, depresionit dhe stresit post-traumatik.