Rreth Nesh
You are here:

Misioni ynë

Misioni ynë është i dyfishtë. Së pari, ne synojmë të ofrojmë shërbim psikologjik cilësor me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës të individëve që përjetojnë shqetësime emocionale dhe të shëndetit mendor. Së dyti, ne përpiqemi të kontribuojmë në zhvillimin e mëtejshëm të proceseve të lidhura me shëndetin mendor nëpërmjet aktiviteteve didaktike, formuese, ndërgjegjësuese, kërkimit shkencor dhe jo vetëm.

ICBT - 15
ICBT - 9

Ekipi ynë

Ekipi ynë është multidisplinar dhe përbëhet nga psikologë dhe psikoterapistë  CBT. Anëtarët e ekipit kanë eksperiencë shumëvjeçare brenda dhe jashtë Shqipërisë në ofrimin e  shërbimeve me fokus shëndetin mendor.

Çfarë Ofrojmë

Instituti ynë ofron shërbime psikologjike për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur që janë duke përjetuar shqetësime të shëndetit mendor ose vështirësi emocionale, psikologjike dhe sociale. Disa nga shërbimet që instituti ofron janë këshillim, seanca psikoterapeutike, vlerësime psikologjike dhe seanca supervizimi apo trajnime për profesionistë të ndryshëm. Supervizimi klinik, trajnimet për profesionistët e shëndetit mendor dhe kërkimi shkencor janë pjesë e rëndësishme e misionit dhe vizionit të institutit.

ICBT - 16