Si zhvillohet Terapia CBT
You are here:
Si zhvillohet Terapia CBT

Në CBT, ju punoni me një terapist për të identifikuar dhe sfiduar çfarëdo modeli të të menduarit dhe të sjelljes negative që mund të jetë duke të shkaktuar vështirësi. Kjo qasje mund të ndryshojë mënyrën se si ju ndiheni për situata dhe të të ndihmojë të ndryshosh sjelljen tënde në të ardhmen.

Ju dhe terapisti juaj  mund të fokusoheni në çfarë është duke ndodhur në jetën tuaj për momentin, por ju gjithashtu mund të shikoni edhe në të kaluarën dhe të mendoni sesi përjetimet e kaluara kanë ndikuar në mënyrën se si ju e shihni botën sot. CBT është zakonisht një trajtim afatshkurtër, kështu që nuk pritet që ju të qëndroni në trajtim për një kohë të gjatë. Një proces terapeutik tipik i CBT mund të konsistojë në seanca 1 ose 2-orëshe në javë, gjatë një periudhë 12 javore.

Në terapinë CBT, marrëdhënia është e barabartë dhe jogjykuese mes jush dhe terapistit tuaj, ku ju jeni pjesëmarrës aktiv në terapi. Terapisti kërkon pikëpamjet dhe reagimet tuaja ndaj përjetimeve të cilat formojnë mënyrën se si progreson terapia.  Kjo marrëdhënie terapeutike, do t’ju ndihmojë të ndiheni të lirë të flisni për gjëra që janë personale ose të vështira për t’u diskutuar.

 

Struktura tipike e një seance të CBT mund të përfshijë:

  • Në fillim të terapisë ju dhe terapisti eksploroni problemet që ju dëshironi të zbërtheni.
  • Kur ju pajtoheni se në cilat probleme do të fokusoheni dhe cilat janë synimet e tuaja, ju mund të filloni planifikimin e përmbajtjes së seancave dhe të flisni për mënyrën se si mund të përballeni me problemet tuaja.
  • Gjatë seancës, së bashku me terapistin ju mund të punoni me ushtrime të ndryshme që të eksploroni mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tuaja.
  • Me CBT ju shpesh do të merrni detyra për t’i bërë në kohën tuaj të lirë, kështu që në fund të çdo seance ju mund të bini dakort për ushtrimet që do bëni më pas.
  • Në fillim të seancës tuaj të ardhshme, terapisti mund të fillojë duke përmbledhur përfundimet që keni arritur në seancën e mëparshme dhe të diskutoni progresin që keni bërë me detyrat që keni marrë.
ICBT - 36